ISHP: Dilni sa më rrallë nga shtëpia, merrni furnizime për 1 javë

Instittui i Shëndetit Publik udhëzoi sërish qytetarët sot se duhet të marrin masa për të parandaluar përhapjen e COVID-19:

"Në këtë situatë të lehtësimit të masave, kemi rritur vigjilencën për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID-19 si dhe kontakteve të tyre, në mënyrë që situata të vazhdojë të mbahet në kontroll, - njofton ISHP. - Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdoni të respektoni distancimin fizik dhe të mbani higjienën personale.

Praktika për t’u ndjekur dhe shmangur në mënyrë që të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19, në vijim."