Përshëndetje dr. Djali është shumë keq. I dhemb shumë koka. Pata frikë të shkoja në spital se mos me kapte policia rrugës dhe më burgosnin dhe mua, dhe djalin.

Thjesht xhiro me biçikletë pas 2 muajve izolim doli të bënte fëmija im. Jam një nënë qe i kam rritë fëmijët e vetme, me një mijë e njëqind sakrifica.

Përshëndetje i nderuar, jam Zaida Çobo, nëna e fëmijës që është dhunuar dje barbarisht nga Policia e Shtetit, ju lutem më ndihmoni se jam e vetme në këtë jetë, s’kam asnjë përkrahje, fëmijët i kam rritur me shumë sakrifica, kam 15 vjet që luftoj me jetën kam bërë burrin dhe gruan në familje, pasi fëmijët e mi s’kanë baba, ndihem shumë e cenuar dhe kam frikë për fëmijët dhe jetën e tyre këtu, dje pasi mora djalin nga policia dhe pasi pashë videon te ‘jeta eshte qejf’, ankesën e parë e bëra te Edi Rama, por s’mora asnjë përgjigje, më përkrahni ju lutem me ndonjë avokat, ose me Avokatin e Popullit, me ndonjë shoqatë ku mbron të drejtat e të miturve, s’kam me fuqi, s’di nga t’ia mbaj, dua të drejtën e djalit dhe dëmshpërblim moral të fëmijës, të shoqërosh një fëmijë 15 vjeç në komisariat pse nuk zbriti nga biçikleta se kishte frikë se ia merrnin policët, këtu ndodh ky fenomen, të rrahësh një fëmijë me grushta pa bërë asnjë faj këtu ndodh, Erjon Veliaj bën korsi për biçikleta dhe kur dalin kalamajtë për xhiro, na i rref policia, nuk di me nga t’ia mbaj, jam e tmerruar i nderuar.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Berisha publikon fotot e dhunës barbare policore mbi adoleshentin

Një skandal tronditi dje opinionin publik, kur në rrjetet sociale u publikuan pamjet e dhunës barbare të policisë mbi një adoleshent që kishte dalë shëtitje. Ndërkohë sot, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi pamje të pasojave të kësaj dhune mbi adoleshentin.

Po ashtu, Berisha solli edhe mesazhin tronditës të nënës së djaloshit.

DENONCIMI I BERISHES

Ja si e bënë narkoshtazët me uniformë të skizoidit Edvin Droga djaloshin pse po shëtiste me biçikletë tek liqeni! Në cilin vend të botës mund të ndodhë kjo!? Shikoni fotot e të miturit dhe lexoni mesazhet e nënës së tij!

Miq, shtazët me uniformë që u vërsulen si kafshë të çmendura, nuk kanë nder, moral, fëmijë, familje as dhe shoqëri, i përkasin llojit të njeriut që nuk ndalen para asnjë krimi mizor. Ata janë fytyra e vërtetë e Edvin Kristaq Xhelatit dhe vasalëve të tij të pështirë e të pafytyrë Lleshi e Veliaj. Ata janë fytyra e vërtetë e narkoshtetit të vetëm në Europë.

U bej thirrje Avokatit të Popullit, Amnisty International, organizatave të të drejtave të njeriut të denoncojnë botërisht krimin e shëmtuar të regjimit të narkoshtetit të vetëm në Europë të Edvin Kristaq Drogës. sb