'Isha i dehur': Çfarë tha në gjyq 37-vjeçari që ngacmoi seksualisht vajzën

Gjykata e Korçës ka dhënë masën “arrest me burg” për Rodolf Merollin, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj vajzës së tij. 37-vjeçari e ka mohuar akuzën.

Merolli ka thënë se ishte i dehur dhe nuk mbante mend asgjë. “Isha i pire dhe i droguar nuk mbaj mend asgjë. Është një barrë shumë e madhe për mua. Kam qenë dhe në Elbasan”, ka thënë ai.

Merolli edhe më herët i ka mohuar akuzën, ndërsa e vetmja gjë që ka pranuar është se ka qenë i dehur.

Vajza 18-vjeçare denoncoi babain e saj, tre ditë më parë se e ka ngacmuar seksualisht. E reja në dëshminë e saj tregoi momentet dramatike, kur babai i kërkon të kryejnë marrëdhënie.

Ndërsa në audio-përgjimin e publikuar dëgjohet teksa i thotë vajzës se është ndjenjë dhe nuk e komandon dot.  

https://www.syri.net/kronike/339149/babai-abuzoi-me-vajzen-nena-flet-per-syri-tv-ja-si-ndodhi-ngjarja/