HARTA/ Vazhdon shpërthimi në Tiranë dhe Durrës, hapen vatra të reja
Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Shpërthimi vazhdon në Tiranë, Durrës dhe Krujë. MSH deklaroi sot se rastet e reja janë kontakte, por edhe vatra të reja.
"Rastet e reja janë të përqendruara në zonën Tiranë-Durrës, përkatësisht 8 në Tiranë, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë, kryesisht kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, por edhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë.
"Deri më sot janë kryer mbi 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë. Prej tyre, 77% tashmë janë të shëruar.
Aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat.
Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive," raportoi MSH.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë- 78
Krujë- 46
Durrës- 17
Shkodër- 15
Kamëz- 12
Berat- 10
Fier- 5
Elbasan- 2
Kurbin- 1
Mirditë- 1
Korçë- 1