‘Qentë e koronavirusit’ trajnohen për të detektuar personat e infektuar para shfaqjes së simptomave, testojnë 250 njerëz në orë

Qenë ‘koronavirusi’ janë trajnuar për ‘të nuhatur’ simptomat e të infektuarëve para se ato të shfaqen te njerëzit.

Testimet për suksesin e tyre do të fillojnë në Mbretërinë e Bashkuar së shpejti dhe do të financohen nga një fond i qeverisë prej £500,000.

Nëse ato dalin me sukses, qentë mund të nuhasin deri në 250 njerëz në një orë, duke bërë kështu një revolucion në metodat e testimit.

Qentë janë një racë e përzier me labrador dhe Cocker spaniels dhe munden tashmë të identifikojnë sëmundje fatale si kanceri, malaria dhe Parkinson vetëm me anë të nuhatjes.