Aksidenti i Kobe Bryant: Publikohet raporti, ja pse u rrëzua helikopteri

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, vajza e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë humbën jetën në datë 26 janar pasi helikopteri më të cilin po udhëtonin u rrëzua në një kodër në veri të Los Anxhelos

Një aksident që ka akoma tifozë që vajtojnë për vdekjen e njerëzve të pafajshëm, si dhe një prej legjendave më të mëdha në historinë e NBA. Gjatë muajve të fundit, familjet e viktimave kanë kërkuar përgjigje se si mund të ketë ndodhur përplasja.

Së fundmi Departamenti i Mjekësisë-Examiner-Coroner i Los Angeles County ka publikuar një raport prej 180 faqesh i cili tregon se piloti i helikopterit rezultoi negativ për drogë dhe alkol. 50-vjeçari Ara

Zobajan ishte piloti në aksidentin tragjik. Raporti tregon se të gjithë pësuan lëndime të menjëhershme fatale kur helikopteri u rrëzua në kodër.

Ky raport ofron një vështrim klinik se sa brutal ishte aksidenti. Teksti përshkruan se si kishte kocka të thyera, pjesë të trupit të shpërbërë dhe një erë e keqe që vinte nga ato që digjeshin, nga ato që kishin mbetur. Raporti thotë se të gjithë humbën jetën nga aksidenti i rëndë, që dyshohet se është shkaktuar nga mjegulla e dendur.

Rezultatet e raportit të pas vdekjes u postuan të premten në webfaqen e zyrës County Examiner-Coroner Medical në Los Anxhelos.