Ndërkohë, kjo ngjarje e paprecedentë ka irrituar qytetarët. Janë me qindra ata që kanë komentuar në faqen e Policisë së Shtetit dhe kërkojnë ndëshkim për policët.

Por në fakt duhet të kërkojnë ndëshkim për atë që ka frymëzuar dhunën policore që në fillim të izolimit, teksa shpërndau një video ku njerëzit goditeshin barbarisht dhe nuk kërkoi kurrë ndjesë për të, duke thënë se i përmbahej atij mesazhi.

Dhuna e policisë ndaj adoleshentit është e fundit në serinë e lajmeve të rënda nga dhuna policore, ndaj mos kërkoni ndëshkim e atyre që frymëzohen nga Edi Rama, por shkoni te thelbi i problemit.

Sa për Sandër Lleshajn, për atë nuk mund të thuhet më asgjë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Duhet ndëshkuar Edi Rama, frymëzuesi i dhunës policore ndaj adoleshentit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme tek zona e Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë.

Në mediat sociale u shpërnda një video e filmuar nga qytetarët e rastit, ku shihet një grup policësh të cilët mbajnë poshtë vetes një adoleshent, ndërsa njëri prej tyre duket ndërsa e godet disa herë me shpulla.

Adoleshenti i shtrirë në tokë dëgjohet ndërsa thërret dhe mundohet të lirohet. Adoleshenti ka treguar se e kanë dhunuar edhe rrugës për në komisariat.