Sllovakia heq së fundmi, edhe karantinën e vendbanimeve rome

Bratislavë - Sllovakia e hoqi së fundmi karantinën edhe në pesë vendbanimet e komunitetit rom, që u mbyllën në prill për të frenuar përhapjen e koronavirusitm tha një anëtar i Parlamentit Evropian dhe komiteti i përhershëm i krizës së vendit.

"Unë do të doja t’ ju falënderoja për durimin dhe përgjegjësinë që treguat. Bëni kujdes”, tha Peter Pollak, i cili është vetë rom e  u tha këtë banorëve në një vendbanim, siç u pa në një video në Facebook të postuar të premten.

Banorët e vendbanimit Zehra në lindje të vendit u karantinuan për 37 ditë. Karantina u hoq të premten, tha Pollak.

Komiteti i krizës vendosi të heqë karantinën pasi testoi të gjithë banorët dhe zhvendosi 16 të infektuar dhe familjet e tyre në një qendër të përkohshme karantine, e cila strehonte 26 persona të tjerë të infektuar dhe të afërmit e tyre.

Karantinat në një vendbanim përfundoi në 25 prill dhe në tre të tjerë më 1 maj.

Komunitetet rome në të gjithë Evropën Lindore janë të varfëra, të rrënuara nga papunësia është e lartë dhe historikisht diskriminohen, duke e bërë epideminë e e koronavirusit një sfidë tjetër për këtë pakicë etnike.

Që nga e enjtja, Sllovakia kishte raportuar 1,480 raste të konfirmuara koronavirus dhe 27 vdekje. Vendi ka më pak raste se fqinjët e tij dhe ka regjistruar një nga numrat më të ulët të vdekjeve për frymë në Evropë pasi qeveria mori masa shpejt për të imponuar kufizime të ashpra që në ditët e para të shpërthimit në Evropë