Fieri prej ditësh pa ujë, Rama thotë ‘lani duart’

Nga Luan Baçi

Lani duart thotë Rama, lani duart përsërit “papagalli” i Ramës. Po me çfarë të lahemi, pyesin qytetarët?!

Qytetarët e Fierit kanë disa ditë pa ujë në çesmat e tyre, janë shumë lagje, pa ujë, janë të shumtë qytetarët që ankohen dhe denoncojnë mungesën e ujit, janë pensionistë të vetmuar, janë familje në nevojë, janë zonja kryefamiljare, por dhe çdo kategori tjetër, që po përballen me mungesën e ujit.

Lani duart thotë, Rama, lani duart perserit si papagall, Subashi pas Rames, pasi jemi ne situatë pandemie.

Po me çfarë të lahemi?!

Uji ka ditë që mungon në shtëpitë e fierakëve, vjen një apo dy orë, kur t’i teket Subashit, pa paralajmërim, ndërpritet pa paralajmërim, e sjellin një orë.

Faturat e kripura, jo më pak se 25 mijë lekë në muaj, qytetarëve ua marrin, u vënë edhe gjoba, u faturojnë afrofe, u marrin kamatvonesa, i vjedhin, na vjedhin, në çdo drejtim dhe në çdo gjë.

Ne duhet të reagojmë, ne duhet të ngrihemi, ne do të reagojmë, ne do të kërkojmë të drejtat tona, ne duhet t’i largojmë këta me çdo çmim.Këta nuk durohen më.