Chiellini flet mbi Mourinhon: Disi si Conte: dy karaktere të forta!

Giorgio Chiellini me librin e tij autobigrafik ka tërhequr shumë vëmendjen e botës së sportit, teksa mbrojtësi italian ka zbuluar gjëra të pathëna më parë nga ai.

Së fundmi, mbrojtësi Italian ka folur për trajneri Jose Mourinho për të cilin thotë se me karizmën e tij nga ndryshuar futbollin.

" Mes “armiqve” të ashtuquajtur ka pasur edhe disa trajnerë. Një mes tyre, edhe Jose Mournihon. “Me Josen, një tjetër shenjt të stolit, nuk kam folur kurrë, përtej ndonjë përshëndetjeje sporadike. Por, karizma e tij ka ndryshuar sportin tonë. Ai kërkon gjithmonë duelin me dikë ose diçka, duke bërë ‘rrufepritësen’.

Disi si Conte: dy karaktere të forta. Ndonjëherë edhe e ‘teprojnë’, e bëjnë për strategji. Duhet gjithmonë të luftojnë. Unë mendoj se Mourinho, në të mirë e në të keqe, ka përcjellë emocione, një frymë të re e të freskët. Dhe mua më pëlqejnë ata që përcjellin emocione, edhe pse si kundërshtar e kam urryer, duke folur gjithmonë në aspektin sportiv, sepse menjëherë pasi përfundon beteja, mbetet vetëm respekti. Unë nuk i mbaj askujt mëri dhe Murinjo është një personazh i madh”.