Kryemadhi kaloi natën te Teatri: Kishte hyrje-dalje në bashki, ikën kur kuptuan që nuk do të lëviznim nga sheshi

Siç premtoi dje, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ka kaluar natën para Teatrit Kombëtar, në mbështetje të artistëve,  duke pasuar kreun e opozitës, Lulzim Bashën, i cili qendroi një natë më parë tek godina, për të mos lejuar shembjen e saj nga qeveria.

“Ne ishim një grup modest që qëndruam gjithë natën, ishte gjendje e qetë, nuk patëm asnjë problem, dhe kështu do të vazhdojmë, - tha Kryemadhi paraditen e sotme. Nuk kanë tentuar të na largojnë, punonjësit e bashkisë ishin në gatishmëri të plotë, kishin besimin se ne do të largoheshim vetë.

Kishte hyrje-dalje në Bashkinë e Tiranës. Rreth orës 5 të mëngjesit, kur e kuptuan që ne nuk do të lëviznim nga sheshi, ata u larguan. Kishte nga shoqëria civile, shumë artistë, që qëndruan këtu. Kjo do të jetë e organizuar nga të gjitha shoqatat, partitë politike të frontit opozitar dhe shumë artistë e qytetarë”, tha Kryemadhi.