Sheiku nuk arriti ta blejë Newcastle, tani synon klubin Italian

Bisedimet mes sheikut të Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman dhe drejtuesve të Newcastle United për blerjen e klubit anglez, kanë ngecur.

“The Sun” raporton se së fundmi ka pasur disa probleme për kalimin e Newcastle në pronësinë e sheikut. Madje thuhet se marrëveshja po shkon drejt dështimit dhe Bin Salman mund të blejë një tjetër klub.

Sipas atyre që raportohen  Bin Salman është në bisedimet me përfaqësues të Romës dhe mund të marrë në pronësinë e tij klubin nga kryeqyteti italian, të cilët janë në krizë financiare.

James Pallotta dëshiron ta shesë klubin dhe ka punësuar Goldmen Saçs për të gjetur një blerës, më këtë të fundit që ka nisur bisedimet pikërisht me Bin Salman.