E shtunë, avancon i nxehti nga Afrika, temperaturat në rritje

E shtunë, dt 16 maj 2020. I nxehti nga Afrika do të avancojë ku temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë, pra moti do të jetë me vranësira mesatare dhe kthjellime të pakta.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  17/35°C

Zonat e ulëta  22/38°C

Zonat bregdetare 23/35°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari