ID dhe pasaportat/ Rama sqaron qytetarët: Si të aplikoni, procedura online zgjat 2 minuta

Kryeministri Edi Rama sqaron sërish procedurën për marrjen e pasaportës dhe kartës së indetitetit. Në një video-mesazh në “Facebook”, kryeministri thekson se aplikimi i formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës bëhet përmes portalit “e-albania.al”.

Më tej, Rama thekson se qytetarët duhet të paraqiten vetëm 1 herë pranë zyrave të aplikimit, pasi pjesa tjetër bëhet e gjitha online dhe zgjat vetëm 2 minuta.

Mesazhi i Ramës:

Procedura për marrjen e pasaportës dhe kartës së identitetit

Në platformën https://e-albania.al/ gjeni shërbimin: ‘Aplikim i Formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës’

Në sms dhe e-mail ju vjen linku për të rezervuar datën dhe orën e takimit pranë zyrës ALEAT.

Ju do të paraqiteni vetëm 1 herë pranë zyrave të aplikimit, pasi formulari dhe rezervimi i takimit do të kryhen online

Procedurë e thjeshtë, që zgjat vetëm 2 minuta!

Kujdes! Ditën e takimit, ju duhet të keni me vete kuponin e ri për pasaportë apo kartë identiteti dhe dokumentet e vjetra, që duhet t’i dorëzoni në zyrat e aplikimit.