'Sancho duhet ta zgjedhë Liverpoolin para Man Unitedit', vjen deklarata nga...

Jadon Sancho është këshilluar që të zgjedhë Liverpoolin nëse “Redsat” vendosin të shpenzojnë mbi 100 milionë euro për talentin britanik.

“Liverpooli mund t’i garantojë sukses si asnjë klub tjetër”, kështu mendon ish lojtari i ‘Redsave’, Glen Johnson.

Ai beson se Sancho, me Jurgen Klopp te Liverpooli, mund të ketë sukses të jashtëzakonshëm. Glen Johnson thotë se Sancho do të krijonte partneritet fantastik me Salah, apo edhe me të tjerët, Firmino e Mane.

“Sancho është lidhur me shumë klube në Europë, por për mendimin tim do të jetë më shumë e vështirë të thotë jo Liverpoolit. E di shumë mirë çfarë do të thotë ta veshësh fanellën e Liverpoolit, për çdo të ri nritanik është ëndërr.

“Liverpooli ka trajnerin më të mirë në botë, janë kampion të Europës, do ta fitojnë Premier Leaguen. Nëse ai dëshiron të luajë në Angli, asnjë klub nuk mund t’ia garantojë suksesin që Liverpooli tani është duke arritur”, u shpreh Johnson.