Bayern me 3 mungesa të rëndësishme për ndeshjen e fundjavës

Pas rikthimit të Bundesligës Bayern Munich do të vuajë mungesat e 3 futbollistëve kryesorë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Niklas Süle, mesfushori francez Corentin Tolisso dhe sulmuesi brazilian Philippe Coutinho të cilët po vuajnë nga problemet fizike dhe ende nuk janë gati që të rifillojnë aktivitetin normal.

Pas dy muajsh pezullimi si pasojë e koronavirusit, Bayern ditën e diel do të luajë në transfertë kundër  Union Berlinit.