Njoftimi i policisë/ Plagosja në Laç, ja çfarë ndodhi midis autorit dhe viktimës

Policia ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi ngjarjen e ndodhur në qytetin e Laçit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri, shtetasi Zef Marku.

“Sot ,rreth 17:45 ,në qytet Laç, si pasoje e një konflíkti të çastit është  plágosur me ármë zjárri  në këmbë shtetasi  Z.M., banues në Lezhë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore  spitalin e Traumës.

Shërbimet e Pòlicisë dhe  grupi hetimor shkuan menjëherë  në vendngjarje dhe  falë veprimeve të shpejta  bënë të mundur identifikimin e autorin e  dyshuar të ngjarjes , konkretisht shtetasin I.Xh,  ku vijon puna intensive për kapjen e  tij

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon veprimet  për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.