Tërmeti në Gjirokastër 5.3 ballësh, lëkundet i gjithë jugu

Tërmeti i fuqishëm që goditi Gjirokastrën ka lëkundur të gjithë jugun e vendit.

Të dhënat që vijnë nga instituti i Sizmiologjisë kanë bërë të ditur se mbrëmjen e sotme Gjirokastra është goditur nga një tërmet 5.3 ballësh i shkallës Rihter.

Tërmeti ka lëkundur të gjithë jugun e vendit si dhe është ndjerë deri në Tiranë e në juglindje në Korçë.