Flasin armët në Laç/ I plagosuri niset me urgjencë drejt Tiranës

Plagosje me armë zjarri në qytetin e Laçit.

Ngjarja kriminale ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas asaj që mëson Syri.net dhe Syri TV i plagosur ka mbetur shtetasi Zef Marku. Informacionet praprake theksojnë se, ai është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.