Bien lehtë vdekjet në Itali/ Konfirmohen 242 viktima dhe 789 të infektuar

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 242 viktima nga Covid-19 dhe 789 raste pozitive.

Ndërkohë deri tani janë shëruar 5,017 pacientë dhe numri i personave aktivë me koronavirus është 72,070. 

Të dhënat u siguruan nga Mbrojtja Civile.

Janë 10,792 pacientë të shtruar në spital me simptoma, nga të cilat 808 (-47, -5.5%; dje -38) janë në kujdes intensiv. 

Situata është përmirësuar ndjeshëm dhe në Lombardi, e cila konsiderohet dhe si epiqendra e pandemisë në vendin fqinj, ku në 24 orë u regjistruan 290 raste të reja me Covid-19.