Mbyllja e RTV Ora/ Shima në Syri TV: Po mbyllet një tv që nuk jep lajme të gatshme

Në një intervistë për Syri TV, drejtori i informacionit në RTV Ora, Brahim Shima ka komentuar sulmet e qeverisë ndaj televizionit në fjalë.

Sipas tij, në ambjentet e televizionit nuk ka patur asnjë infektim, ndërsa shtoi se, ISSH nuk pranon të japë asnjë përgjigje.

"Askush nuk kujdeset se në rrugë dalin njerëzit në rrugë pa maska, askush nuk merret me fasoneritë, me tregjet. Tani vjen ISSH dhe kërkon mbylljen e televizionit. Di që AMA falenderon ISSH që nuk gjobit dy televizione të tjera. Brenda dy ditësh vijnë dy gjoba e më pas mbyllja e televizionit. ISSH thotë se ka mbaruar orari i punës. Kjo ka ndodhur. Nuk denjon njeri të përgjigjet zyrtarisht. Zyrtarja thjesht përpëlitet nëpër dhëmbë sikur po mbyll një qebaptore. Po mbyll një tv që nuk mendon si ISSH, si ndonjë ministri e që nuk jep lajme të gatshme. 

A është kjo shkelje e të drejtave të njeriut? Të më thotë ISSH a ka ndonjë të infektuar në Ora News me Koronavirus? A ka ndonjë të infektuar nga të ftuarit në tre ditët e fundit", u shpreh Shima.

Një ditë pas gjobitjes në mënyrë të paprecedentë me 20 milionë lekë ISHSH sot ndërmori dhe një hap tjetër të rëndë duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV Ora.

https://www.syri.net/politike/339644/skandal-ishsh-kerkon-mbylljen-e-rtv-ora/