Foshnjat mbetën pa nëna nga sulmi në maternitet, ushqehen me gji nga vullnetaret

Për shkak të një sulmi me armë zjarri në një maternitet më 12 maj, stafi mjekësor në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, janë duke u kujdesur për foshnjat e porsalindura, të cilat kanë mbetur pa nënat e tyre.

Disa vullnetare janë paraqitur për të ushqyer me gji foshnjat.

Ende është e paqartë se kush qëndron prapa këtij sulmi.