COVID-19/ Turqia konfirmon mbi 4000 të vdekur dhe mbi 144 mijë të infektuar

Një tjetër shtet i goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit është edhe Turqia.

Deri tani kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 4007 persona.

Numri i të infektuarve në total nga virusi në Turqi deri tashmë ka shkuar në 144 749 individë.

Në të gjithë botën, deri tani kanë vdekur nga Covid-19, 304 236  njerëz.

Ndërsa në mbarë globin, janë infektuar me Covid-19 deri tashmë mbi 4.55 milionë persona.