Bare: Në stërvitje duhet të jemi të pajisur me maska dhe doreza, do na bëjnë teste të tjera

I pezulluar prej dy muajsh për shkak të pandemisë Covid-19, në Spanjë po bëhet maksimumi për rifillimin e futbollit në kushte të larta sigurie.

Sakaq, Keidi Bare në një prononcim për “TV Klan”, tregon disa nga masat e marra nga klubi i Malagës, ndërsa shprehet në ditët në vijim futbollistëve do t’iu merren sërish tamponët.

“Në stërvitje duhet të shkojmë me makinat tona, të jemi të pajisur me maska dhe doreza. Nëse ndonjë prej lojtarëve nuk i ka, pajisen menjëherë këtu ku bëjnë stërvitjen. Ndërkohë, të masin temperaturën sapo shkon në stërvitje”.

Tamponët? “I kemi kryer para një jave, tani në këto kohë na thanë se do të na bëjnë të tjera derisa të fillojë kampionati”, u shpreh Bare.