", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Premier League ruse rifillon më 21 qershor!

Pezulluar që nga mesi i marsit për shkak të pandemisë së Covid-19, kampionati rus i futbollit do të rinisë më 21 qershor.

Lajmin e dha Federata Ruse e Futbollit me anë të një postimi në faqen zyrtare. Pas kësaj, Sergei Priadkin, presidenti i Premier League ruse, shtoi se "ndeshjet e mbetura do të luhen pa spektatorë."

Për kujtesë, përpara ndërprerjes, ishin luajtur njëzet e dy javë (nga tridhjetë) dhe Zénith Saint-Pétersbourg kryesonte renditjen . Këtë javë Rusia është bërë vendi i dytë më i prekur në botë nga koronavirusi në numrin e kontaminimeve.