Agjenti i Gjimshitit: Ai e ka parë Covid-19 nga afër, por tani shpreson të rikthehet në fushë sa më shpejt

Berat Gjimshiti ka zhvilluar paraqitje të shkëlqyera me fanellën e Atalantës në Itali

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është kthyer në një titulllar të padiskutueshëm në ekipine  drejtuar nga Gassperini.

Sakaq, në një intervistë  për “TMW” , agjenti i Gjimshitit, Milos Malenovic shprehet se sukseset e shqiptarit nuk i kanë ardhur rastësisht. Ndërkohë, menaxheri thekson se ashtu si pjesa tjetër e futbollistëve, edhe Gjimshiti shpreson të rikthehet sa më shpejt në fushë.

“Nga pikëpamja sportive, pezullimi i futbollit ishte zhgënjyes edhe për Gjimshitin. Ndërkohë, unë jam i bindur se sukseset e tij nuk kanë arritur prej rastësisë dhe së shpejti Berati dhe Atalanta do jenë së shpejti në gjendje të konfirmojnë rezultatet e tyre si në Itali ashtu edhe në Europë.

Gjimishiti ka një sensibilitet të lartë për emergjencën e shkaktuar nga koronavirusi, sepse e ka parë nga afër, pikërisht në Bergamo ku rastet me COVID-19 kanë qenë të shumta. Ashtu, si të gjithë futbollistët, edhe ai shpreson që të kthehet e të luajë në fushë sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Malenovic.