I mbaroi ushqimi i vetëm që djali me sindromën Down hante, mamaja e dëshpëruar preket nga përgjigjia e ndjekësve...

Një mama e dëshpëruar kërkoi në rrjete sociale për ndihmë nga ndjekësit e saj, kur djalit të saj me sindromën Down i mbaruan kanaçet me makarona, të cilat janë të vetmet që ai ha.

Lisa Calder, 34 vjeç, është mamaja e 15 vjeçarit Duncan, i cili vuan gjithashtu nga një çrregullim në procesimin e ndijimeve.

Ai ka një dietë të limituar dhe ha vetëm një markë makaronash.

Por kur ata mbaruan, mamaja e tij nuk kishte mundësi të gjente të tjera për shkak të blerjeve masive në panik nga të tjerët.

Përgjigjia fantastike e ndjekësve e preku, pasi asaj shumë shpejt iu dhuruan dhjetëra kanaçe nga ushqimi i preferuar i djalit.