Koha e lirë në karantinë i bën të zbulojnë bombën në kopsht, e menduan për shishe dhe për pak shpërtheu

Një familje mund të kishte humbur jetën si pasojë e një shpërthimi, pasi një ‘shishe e vjetër’ e gjetur në kopshtin e tyre u kuptua që ishte një bombë nga Lufta e Dytë Botërore.

Ed Cawdell, 43 vjeç, dhe familja e tij po pastronin strukturën e betonit që ndodhej prej vitesh në shtëpinë e tyre në Quorn, Leicestershire, kur gjetën eksplozivin.

Ata po gërmonin për të rregulluar kopshtin, duke qënë se nuk kishin aktivitete të tjera për të bërë në karantinë dhe zbuluan që struktura e betonit mund të kishte qënë një lloj baze apo strehe në bombardimet e vitit 1940.

Brenda saj ata gjetën lodra të vjetra, sapunë, shishe birre, kavanozë turshishë, ora, llamba dhe shishe.

Bomba ishte një nga objektet e gjetura, por për shkak të formës së saj ata fillimisht menduan se ishte një shishe.

Fatmirësisht familja e mësoi në kohë se objekti ishte në të vërtetë një bombë dhe nuk ndodhi asnjë incident.