Regjistrohen për herë të patë pulsimet ‘muzikore’ të yjeve Delta Scuti, dy herë më të nxehtë e të ndritshëm se Dielli ynë

Shkencëtarët kanë regjistruar pulsime ‘muzikore’ nga një yll misterioz i quajtur Delta Scuti, i cili digjet me një dritë dy herë më të ndritshme dhe të nxehtë se Dielli ynë.

Një grup astronomësh të drejtuar nga Timm Bedding i universitetit të Sydney regjistruan format pulsuese të 60 yjeve të rinj të llojit Delta Scuti.

Skuadra zbuloi gjithashtu se disa yje pulsonin në frekuenca që ishin në harmoni me yje të tjerë pranë. Kjo ishte hera e parë që një fenomen i tillë me yjet Delta Scuti dokumentohet.