VIDEO/ Vajza e vogël më në fund përqafon gjyshërit e karantinuar, krijon shpikjen e veçantë

Një mama ka ndarë momentin prekës kur një vajzë 10 vjeçare ka mundur më në fund të përqafojë gjyshërit e saj edhe pse të karantinuar, pasi gjeti një zgjidhje të zgjuar.

Infermierja Lindsay Okray, nga Kalifornia, u bë virale pasi ndau një video prekëse të Paige, 10 vjeç, duke përqafuar gjyshërit e saj.

Duke folur për ABC News ajo tregoi se si vajza e vogël ishte aq e dëshpëruar të gjentë një mënyrë për të takuar gjyshërit e izoluar sa krijoi këtë metodë.