E shtuna që vjen- eventi i rëndësishëm për nudistët, karantina nuk i ndalon të zhvillojnë aktivitetet e planifikuara nudo së bashku

Kjo e shtunë që vjen mund të jetë një ditë e zakonshme për shumë prej nesh, por për nudistët është nje event i rëndësishëm.

Në këtë ditë dhjetëra njerëz do të zhvishen në kopshtet e tyre teksa lidhen me video konferencë me njëri-tjetrin.

Eventi përfshin një klasë joga nudistësh, një sesion fitnesi dhe shijimi i një gote verë.

Ambasadori i grupit i ka bërë thirrje njerëzve të bashkohen me lëvizjen e tyre. Ai shprehet se kjo është një mënyrë shumë e mirë për tu ndjerë më rehat me veten dhe natyrën.