Doktori në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit shëron kirurgun që vite më parë i shpëtoi jetën

Një doktor që punon në vijën e parë të luftës me koroanvirusin ka folur për lumturinë që ka ndjerë pasi pati mundësinë të trajtonte kirurgun që i shëptoi jetën 20 vjet më parë.

Dr. Shakil Rahman, konsultanti kryesor në spitalin Epsom dhe St Helier NHS Trust, mundi të ndihmonte Venkatachalam Chandrasekaran, pasi ky i fundit u dërgua në spital me COVID-19 dhe pneumoni.

Dr Chandra, një kirurg zemre në spitalin St George në Londër, kishte kryer një procedurë bypass, kur Dr. Rahman u shtrua në spital. Një prej arteriereve të tij për pak pësuan një bllokim fatal, por falë kirurgut gjithçka shkoi mirë.

Tani ishte rradha e Dr. Rahman që të shpëtonte kirurgun dhe ai shprehet se ishte një ndjesi e jashtëzakonshme të mund t’ia shpërblente ndihmën.