FSHF cakton datën e rifillimit të Kategorisë së Dytë

U zhvillua sot mbledhja e FSHF-së me drejtuesit e klubeve të Kategorisë së Dytë, në Grupet A dhe B.

U vendos që kjo kategori të rifillojë më 7 qershor, datë kjo e njëjtë me rifillimin e Kategorisë së Parë.

Drejtuesve të klubeve iu është dorëzuar dhe kalendari për zhvillimin e javëve përkatëse.

Në fillim u vendos që Kategoria e Dytë të përfundonte në 29 korrik, më pas kjo datë u ndryshua dhe u la që kampionati të përfundonte në 15 korrik, për t’iu dhanë kohë skuadrave për t’u përgatitur për “Play off”-in.

Gjithsesi, ky vendim është marrë nga Federata në konsensus me klubet, ndërsa pritet miratimi nga ana e qeverisë.