Holanda pezulloi sezonin, Gjykata merr vendimin për kontestimet e klubeve

Vendimi i Shoqatës Holandeze të Futbollit (KNVB) për të përfunduar sezonin pa promovim apo rënie është mbështetur nga Gjykata.

Holanda përfundoi sezonin në prill pas vendimit të kryeministrit të këtij vendi për të ndaluar të gjitha ngjarjet sportive deri në shtator për shkak të Koronavirusit.

Cambuur dhe De Graafschap nuk mund të promovoheshin në Eredivise dhe ngritën një sfidë ligjore kundër vendimit, të cilin ata e humbën.

Në një deklaratë të KNVB thuhet: “Gjykata vendosi se vendimi i KNVB për të përfunduar sezonin profesionist të futbollit 2019-2020 është i vlefshëm pa promovim/rënie. Vendimi u mor pas kontestimit të Cambuur dhe De Graafschap, pasi dy klubet donin të promovoheshin në Eredivisie.

Tani që sezoni 2019-2020 ka përfunduar, KNVB shpreson që ne dhe të gjitha klubet dhe organizatat të mund të përqendrohemi bashkërisht në sezonin e ri dhe të jashtëzakonshëm, sfidat financiare që lindin si rezultat i krizës së Koronavirusit”, thuhej në njoftimin e Federatës Holandeze të Futbollit.