Arrestohet një grua në Hamallaj, kërcënoi me pushkë një vajzë dhe fshehu armën

Një grua në Hamallaj të Durrësit, 57 vjeçe, u arrestua nga Policia pasi kërcënoi me pushkë një vajzë 29-vjeçe, A.K. banuese në Tiranë.

E arrestuara me iniciale .P. ishte banore e Hamallaj; Policia gjatë arrestimit pranë vendbanimit i gjeti pushkën dhe municionin.

Policia kontrolloi një shtëpi të braktisur, disa metra larg banesës së shtetases N. P dhe aty gjeti pushkën dhe 27 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Kanosja" dhe "Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.