", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Ish-banorja e BB po bëhet nënë për herë të parë

Ish-banorja e edicionit të 8 të “Big Brother Albania”, Alba Çobaj ka rezervuar disa surpriza për publikun shqiptar!

Pak kohë më parë, ajo u shkëput nga ekrani dhe hoqi dorë nga moderimi, ndërsa tani ky vendim i saji ka marrë kuptim.

Alba jo vetëm që e ka gjetur partnerin e jetës dhe ka shijuar në fshehtësi romancën për 3 vite, por madje është fejuar, është martuar dhe tashmë do të bëhet mama!

Në një rrëfim për “Revistën Class”, ish-banorja tregon se është në muajin e 9 të pritjes së ëmbël dhe do të sjellë në jetë një vajzë.

“Po e përjetoj si çdo vajzë që bëhet nënë për herë të parë. E lumtur, në ankth dhe në pritje.

Jam në muajin e nëntë dhe presim lumturisht një vajzë. Sigurisht që ka pasur dhe vështirësi sidomos të përjetosh tërmete, pandemi e karantina në muajt më të bukur për një femër. Megjithatë, ia kemi dalë më së miri dhe mezi pres të kem në krahë të voglën tonë.”- rrëfen Alba.

View this post on Instagram

Këto janë fotot e para me bark duke qënë se barku filloi të dukej në muaj të 7-të dhe plus dy muaj karantinë na u deshën mbyllur brenda dhe për pak s'do kisha asnjë kujtim shtatëzanë ???????? #36weekspregnant #photography @erisakurti_

A post shared by Alba Çobaj (@albasarahcobaj) on