Gjermania, 173 mijë raste me koronavirus, 900 u shtuan brenda natës

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani u rritën me 913 të tjera duke arritur në total në 173 152, treguan të premten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive.

Numri i vdekjeve të raportuara u shtua me 101 raste dhe arriti në total në 7,824.