Marchisio: Vidal do t’i jepte shpirt mesfushës së Interit

Claudio Marchisio beson se ish-shoku i tij i skuadrës të Juventusit, Arturo Vidal do t’i ‘jepte shpirt’ mesfushës së Interit.

Ylli i Barcelonës, Vidal ka qenë vazhdimisht i lidhur me një transferim në Guiseppe Meazza, pasi është negociuar gjatë verës së kaluar dhe në janar.

Vidal? “Unë nuk do të doja ta shihja atë te Interi. Arturo është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe do t’i jepte një shpirt të fortë mesfushës së Interit. Ai po bën mirë te Barca dhe është një nga ata lojtarët që gjithmonë do ta doje pranë vetes, gjë që e thoshte edhe Conte shumë shpesh”.

Do të ishte një ribashkim mes Vidal dhe Conte, dyshe e cila filluan ciklin e titujve te Juventusi.

“Unë mendoj se Conte 100 për qind e ka të përqafuar projektin e Interit. Me të, Interi bëri një hap shumë të rëndësishëm në krahasim me vitet e fundit”, ka thënë Marchisio.