Duke parë qytetin e Milanos nga lart, Ibra: Zoti është kthyer sërish dhe kujdeset për ju!

Para dy ditësh, Zlatan Ibrahimovic u kthye në Itali për t’iu bashkuar skuadrës së Milanit. Sulmuesi shtatlartë pas kthimit nga Suedia do të duhet të qëndrojë për 14 ditë në izolim, duke respektuar rregullat e vendosura nga shteti Italian.

Fatmirësisht pas dy testeve për koronavirus, Ibra ka rezultuar negativ dhe pjesa e izolimit ndoshta nuk do të jetë më e nevojshme për shtatlartin suedez.

Mirëpo ky i fundit edhe pse jo aktiv në fushën e lojës, ka qenë i tillë në rrjetet sociale. Postimet e tij kanë qenë të shpeshta këto ditë dhe enigmatike në të njëjtën kohë, duke bërë që shumë të mendojnë për mesazhe të koduara nga ana e tij.

Ndërkohë ditën e sotme ka rimarrë sërsish vëmendjen, por këtë herë tërësisht në stilin e tij. “Zoti është kthyer sërish dhe kujdeset për ju”, shkruan Ibrahimovic në “Instagramin” e tij, ndërsa ka shpërndarë edhe një foto nga ku sheh qytetin e Milanos prej ballkonit të banesës së tij