89 viktima dhe 933 të infektuar në 24 orë nga Covid-19 në Gjermani

Gjatë 24 orëve të fundit, Gjermania ka regjistruar edhe 933 raste të reja me koronavirus, ndërsa 89 persona kanë ndërruar jetë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë shtet ka shkuar në 172,239, ndërsa 7,723 persona kanë humbur jetën në total.

Lakorja e infektimit në këtë shtet është në rënie edhe pas lehtësimit të masave të izolimit më 20 prill. Nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus, Gjermania ka qenë më pak e prekur, në krahasim me fqinjët e saj perëndimorë.