‘Teatri është me tallash’/ Rakipi: Njëlloj si të themi që Veliaj përbëhet nga zorrët me m*t dhe duhet rrëzuar!

Gazetari Ylli Rakipi, e ka konsideruar qesharak argumentin e Erion Veliajt, se Teatri Kombëtar duhet shembur, për shkak se është ndërtuar me tallash.

Në një intervistë për emisionin “Në fokus” në “Tv T”, Rakipi tha se çdo objekt ndërtohet me materiale të ndryshme dhe se ky nuk është një argument për të justifikuar prishjen e tij.

Ai mori shembull edhe vetë kryetarin e Bashkisë dhe anatominë e tij, për të treguar se ajo çka kemi brenda, jo domosdoshmërisht na përcakton…

“Erion Veliaj kishte marrë një copë tallash dhe thoshte kemi shkrepse këtu dhe kjo është ngrehina e Teatrit Kombëtar. Në fakt, pjesë të tilla, ka çdo objekt. Tulla bëhet nga argjila. Muret bëhen me baltë, çimento që përftohen nga elementë të tokës, të baltës. Ose të marrim Erion Veliajn si kallëp. Anatomia e tij përbëhet nga pjesë të ndryshme. Truri i tij, që është i madh, siç po kuptohet, por tek barku ai ka zorrët dhe zorrët janë të mbushura, e kuptoni me çfarë…

Është njëlloj sikur të marrim pjesë nga zorra e Velisë dhe të themi ja ky është Erion Veliaj dhe duhet rrëzuar, sepse është i mbushur, mender me m*t.

Gjithë loja e tij është banale, e trishtuar. Një komunitet i madh, komuniteti i artistëve, është ngritur dhe populli i Tiranës. Ajo është vepër e ansamblit të madh të qendrës së Tiranës“, tha Rakipi.

Rakipi tha gjithashtu se opozita duhet ta mbrojë godinën e Teatrit me veprime konkrete me çdo kusht.

“Opozita të heqë dorë nga retorike dhe të kryejë veprime konkrete, për mbrojtjen e këtij objekti. Edi Rama nuk ka asnjë ndryshim nga Enver Hoxha, që prishte kisha dhe xhami.  Opozita të jetë konkrete, deri në përplasje politike për këtë çështje“, tha Rakipi. /TPZ.al/