Gjendet i vdekur në katin e katërt të një pallati, 42 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit në orët e mbrëmjes.

Një person mësohet se ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta pranë banesës rreth orës 20.00

Arben Kokoneshi, 42 vjeç, është gjetur i vdekur në shkallët e pallatit ku jetonte, në katin e 4, në zonën e ish-ambulancës.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i ndjeri vuante nga sëmundje kronike dhe konsumuar alkool.

Lajmin konfirmohet edhe nga policia ku tashmë pritet autopsia për të përcaktuar shkaqet e vërteta të humbjes së jetës. .