Kriza politike në Kosovë/ Thaçi në Syri TV: Kurtit i dërgova 5 letra, por nuk mora asnjë përgjigje

Në një intervistë për “Çim Peka LIVE” në Syri TV, presidenti I Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Prishtinë.

Thaçi u shprehn se nuk është i që zgjedh qeveritë, por janë qytetarët e Kosovës.

Sipas tij, ai nuk mund të predikoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ftoi palët politike të presin me durim vendimin e saj.

"Diferenca është shumë e vogël. Unë kam respektuar rezultatin zgjedhor të 6 tetorit. Është zgjedhur kryeministër i vendit. Nuk jam nga ata që mbjell qeveri por që respektoj ligjet dhe kushtetutën. Vendi i jep drejtim krijimit të qeverisë, jo presidenti", u shpreh ai.

Sa i përket vendimit të para pak ditëve të Gjykatës Kushtetuese për mandatimin e qeverisë së re, Thaçi tha: "Jam përballur edhe më herët. Edhe në vitin 2014 kur PDK fitoi me një rezultat bindshëm. I kam besuar gjithmonë institucioneve të pavaruara, por me durim kam respektuar atë proces dhe tani nuk ka asnjë të keqe që Gjykata Kushtetuese të marrë atë vendim. Duhet të vazhdojmë të respektojmë vendimet e institucioneve të pavaruara, këtë herë të Gjykatës Kushtetuese".

Një vendim kundër i Gjykatës Kushtetuese, a e cënon integritetin e Thaçit?

"Para së gjithash mendoj për vendin dhe interesin e qytetarëve. Mendoj edhe për prestigjin e vendit në botë. Hapat që kam marrë mendoj se janë të drejta. Kam qenë shumë i kujdesshëm në hapat politikë. Partisë së parë iu është dhënë mundësia përmes 5 letrave. Të presim me durim vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ësghtë obligues për të gjithë", u shpreh presidenti i Kosovës.

Pse Kosova kishte 6 muaj kohë në 2014 dhe tani vetëm 20 ditë për të krijuar qeverinë e re?

“Është një dallim i madh. Në 2014 PDK nuk ka qenë vetëm fituese e parë, por edhe fituese bindëse. Ka patur një tentative për të bllokuar krijimin e institucioneve. Atëherë ndodhi nga blloku opozitar, humbës. Kemi një system parlamentar. Askush nuk mund të krijojë qeverinë e vetme pasi I tillë është sistemi. Jetojmë në një realitet të tillë, të pavarur dhe multietnik.

Tani është një situatë tjetër. Kryetari i Kuvendit është zgjedhur, kryesia e Kuvendit është zgjedhur, është zgjedhur kryeministri me 63 vota, ndërsa shkarkuam kryeministrin me 2/3 të votave. I kam dërguar 5 dërgesa dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Unë duhet të ruaj balancën si presidenti dhe ndaj kam vendosur që ajo parti ka shpenzuar kohën e arsyeshme", tha Thaçi.

Sipas Thaçit, Kosova ka Kushtetutën më të mirë në Ballkan.