Qeveria Britanike 'ndez dritën jeshile' për Premier League

Pas dy muajve pezullim, për shkak të pandemisë së koronavirusit, Premier League ka marrë dritën jeshile nga qeveria për rinisjen e kampionatit në muajin në qershor.

Gjithsesi, vendimi përfundimtar do të merret në momentin që autoritetet do të jenë në gjendje të garantojnë sigurinë e lojtarëve, trajnerëve dhe stafit.

I gjithë futbolli në Mbretërinë e Bashkuar është shtyrë që nga 13 marsi për shkak të pandemisë, që deri tani ka marrë më shumë se 31 000 jetë në Ishull.

Sidoqoftë, pas një raundi takimesh me Sekretarin e Shtetit për Kulturë, Media dhe Sport, Oliver Doëden, autoritetet e futbollit tani mund të ecin përpara me planet për Rinisjen e Projektit. Doëden, në lidhje me datën e rinisjes tha: “Takimi i sotëm ishte pozitiv, unë prita autoritetet e futbollit dhe i përkraha në planin për rifillimin e garave profesionale në Angli. Të gjithë jemi pajtuar që do të ecim përpara vetëm nëse është e sigurt dhe për ta bërë këtë dhe së pari renditet shëndeti dhe mirëqenia e lojtarëve, trajnerëve dhe stafit. Qeveria po hap derën që futbolli të kthehet i sigurt në qershor.

Në plan duhet të përfshihet zgjerimi i aksesit për tifozët për të pare ndeshjet drejtpërdrejt. Tani u takon autoriteteve të futbollit të bien dakord dhe të përfundojnë detajet e planit të tyre dhe ka një vullnet të mirë të kombinuar për ta arritur këtë për tifozët, komunitetin e futbollit dhe kombin si një i tërë. Qeveria dhe ekspertët tanë mjekësorë do të vazhdojnë të ofrojnë udhëzime përpara çdo vendimi përfundimtar që do t’i vinte në veprim këto plane”.