Qindra jetë të humbura në 24 orë/ Raportohen shifra të larta vdekjesh në Francë

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 351 persona, duke e rritur në 27.425 numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus.

Ende nuk janë publikuar shifrat për infektimet e reja me koronavirus, por deri më tani numërohen 178.060 të prekur.

Në total, në Francë janë shëruar 59.605 persona, ndërkohë që 2299 pacientë ndodhen në gjendje kritike për jetën.