Mbi 9 mijë të infektuar në 24 orë/ Rusia konfirmon mbi 252 mijë raste me COVID-19

Pas SHBA dhe Spanjës, Rusia është shteti i tretë më i prekur në botë nga virusi COVID-19.

Në 24 orët e fundit në rusi janë regjistruar 9,974 raste të reja, duke e rritur numrin në total 252,245.

Sipas Worldometers, po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 93 vdekje në këtë shtet, kurse numri i të vdekurve është 2,305.

Ndërsa numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19 në Rusi është 53,530, kurse rastet aktive janë 196,410.

Pas Rusisë, për nga numri i të prekurve në botë janë Britania e Madhe, Italia dhe Brazili.