Thaçi në Facebook: Pas pak përballë Çim Pekës në Syri TV

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njofton intervistën e tij përballë gazetarit Çim Peka në Syri Television.

Intervista e parë e Thaçit në "Çim Peka LIVE" starton pas pak minutash, në 20:45.

Postimi i Thaçit:

Miq të dashur,

Sonte, duke filluar nga ora 20:45, ju ftoj të ndiqni intervistën time me Çim Pekën në televizionin Syri. Ndërsa, nga ora 22:00, ju ftoj të ndiqni intervistën time me Blendi Fevziun në “Opinion” të televizionit Klan. HTH #RriNshpi

Intervistën e Thaçit për "Çim Peka LIVE" mund ta ndiqni në Syri TV dhe në Syri.net në Facebook...