Barça mund ta shesë Dembelen, ja çmimi...

Barcelona po planifikon ta shesë Ousmane Dembelen gjatë merkatos së verës.

Gjiganti katalunas madje është i gatshëm ta ulë çmimin për futbollistin francez. E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se kampioni aktual spanjoll do ta shiste futbollistin ofanziv për 60 milionë euro, pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Përfaqësuesi francez pritet të largohet nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni pasi ka probleme të mëdha me klubin “Blaugrana”.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit, u përball me lëndime të njëpasnjëshme, mund ta vazhdojë karrierën në Angli.