Meta përsërit mesazhin për Veliajn dhe Ramën: Europa nuk është euro, por kulturë, identitet

Presidenti Meta i ka dërguar edhe njëherë një mesazh të qartë kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe kryeministrit Rama të cilët po i fryjnë sërish zjarrit të prishjes së Teatrit Kombëtar.

‘Dua ta theksoj edhe një herë për cilindo, që nuk e ka kuptuar akoma e që ndoshta nuk do ta kuptojë asnjëherë, Europa nuk është thjesht euro, por në radhë të parë është kulturë, është vizion, por është edhe identitet! #TeatriKombëtar #MbroTeatrin’