Prishja e Teatrit/ Gjata në Syri TV: Zjarrin që po ndezin do t'ju shkojë edhe në Surrel

I ftuar në "Ora 19" në Syri TV, sekretari i çështjeve ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, komentoi zhvillimet e fundit sa i përket çështjes së Teatrit Kombëtar dhe takimit të sotëm mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Sipas Gjatës, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Këshilli Bashkiak, që do të mblidhet të hënën për këtë çështje, janë aty pa votën e qytetarëve të Tiranës.

“Kryetari i bashkisë dhe ai palo këshill bashkiak  kanë marrë vetëm 10% të votave. Kjo është gjendja e tyre politike. Ja një pushtet në ikje, pushtet në mbarim dhe marrim çfarë të marrim. Luan me teorinë e tokës së djegur.

U rikthye tani, janë 3-4 koncensione korruptive që ka bërë kjo qeveri. Porti në Porto Romano dhe bashkë me të nxorri këtë. Kur bota merret me panbdeminë këta merren me këto. Fut njerëzit në shtëpi nga pandemia, ndërsa kalon ligjin e jahteve", u shpreh sekretari për çështjet ligjore në PD. 

I pyetur nga gazetarja Juli Krisafi lidhur me hapat që do të ndërmerren nëse prishet godina, Gjata deklaroi se kjo do të konsiderohet një akt lufte nga mazhoranca.

"Sot u bë një takim dhe zoti Basha bëri deklaratën përkastëse: teatri është vija e kuqe. Nëse ndërhyhet ky është një akt lufte. Nëse e ndizni këtë zjarr do tju vijë në të gjitha ins e uzurpuara, do të shkojë edhe në Surrel. Jemi të angazhuar totalisht. PD është në mbështetje të Aleancës, ditë-natë, edhe e gjithë opozita. Është rikthyer protesta në pikun e saj”, u shpreh ndër të tjera Gjata.